Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Apeli nxjerr nga qelia Petri Bozon
Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj regjisorit dhe producentit Petri Bozo, duke pranuar kërkesën e mbrojtjes për zëvendësimin e “arrestit në burg” me “arrest në shtëpi”.
Me vendimin e Apelit, Bozo është urdhëruar të lirohet menjëherë nga ambientet e paraburgimit dhe të vijojë qëndrimin në banesë, në kuadër të masës së re të sigurisë.
Producenti 61-vjeçar ishte vendosur në masën “arrest në burg” në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur në fshatin Mengël të Elbasanit, ku një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtonte Bozo.
Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk i jep fund çështjes, pasi procedurat gjyqësore ndaj producentit vijojnë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Mengël të Elbasanit dhe çoi në arrestimin e Petri Bozos, i cili tashmë do ta ndjekë procesin nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



