Përplasi për vdekje një person, AMP arreston inspektorin e policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) ka arrestuar në flagrancë Inspektor D. Q., punonjës i policisë me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme / Trupë Shërbimi në Seksionin e Rendit Publik, pranë Komisariatit të Policisë Maliq, i dyshuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.
Arrestimi u bë i mundur pasi dje rreth orës 18:00, duke drejtuar mjetin e tij gjatë shërbimit, Inspektor D. Q. u përfshi në një aksident rrugor në aksin Maliq – Lozhan, që përfundoi tragjikisht me vdekjen e shtetasit B. H., banues në Maliq.
Materialet proceduriale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rikujton përkushtimin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje ligjore nga punonjësit e strukturave të policisë, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, dërguar email në [email protected], ose përmes WhatsApp në 0694151511. Përveç kësaj, qytetarët mund të përdorin aplikacionin “Agjencia Digjitale”, të shkarkueshëm nga Play Store dhe App Store.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



