E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja e Ben Blushit me Çim Pekën, Gazetari i TCH del anëtar bordi te Syri
Publik News

Përplasja e Ben Blushit me Çim Pekën, Gazetari i TCH del anëtar bordi te Syri

Kohë të vështira këto kur Shqipëria po lufton me coronavirusin. Por njerëzit e medias kanë një tjetër luftë, atë me njëri-tjetrin dhe sigurisht në mes janë paratë.

Top Channel me drejtor Ben Blushin akuzon Syrin e Çim Pekës se financohet nga milionat e familjes Berisha ndërsa Peka akuzon Blushin për gjobvënie dhe interesa okulte. Dhe në gjithë këtë përplasje del që gazetari i Top Channel Klodian Tomorri është ndërkaq anëtar bordi te Syri. Është vetë TCh që e zbulon këtë përmes një artikulli në gazetën Shqip ku i kujton Çim Pekës me ironi se një nga “financuesit” e portalit të tij, merr rrogë si gazetar në Top.

“Portali Syri.net u rrek të justifikohej në një reagim të gjatë, për financimet që merr prej vitesh nga familjarët e Sali Berishës. Portali thotë se paguan taksat rregullisht dhe nuk financohet nga asnjë politikan, por mbahet nga një grup intelektualësh.

Pra, e thënë më qartë, portal i Berishës që ka mbi 70 gazetarë dhe disa studio televizive, siguron të ardhurat nga një grup intelektualësh.

Por cilët janë këta intelektualë “milionerë”?, thuhet në shkrimin e gazetës Shqip ku del edhe emri i Klodian Tomorri si pjesë e bordit të Syrit.

“Gazeta SHQIP ka zbuluar dokumentin e intelektualëve që financojnë portalin e Sali Berishës. Është absurde të mendosh se portali Syri është regjistruar si Organizatë Jofitimprurëse, me emrin “Qendra për Informim të Hapur” në datën 07.02.2017. Nga një vëzhgim i thjeshtë konstatohet se portali i Sali Berishës është krijuar shumë vite para regjistrimit në 2017. Pra, Syri ka punuar në të zezë dhe ka kryer evazion duke iu shmangur taksave, ndryshe nga sa pretendon në reagim.

Themelues i këtij portal është Çlirim Peka, ndërsa intelektualët që e financojnë janë Andi Bejtja, Artan Hoxha, Lutfi Dervishi, Sokol Shameti, Klodian Tomorri, Bledi Kasmi, Brikena Kasmi, Armela Kromici. Nëse i merr të gjithë bashkë këta, asnjëri prej tyre nuk ka mundësi të financojë as pagat e tyre, e jo më pagat e 70 gazetarëve dhe studio qindra mijëra euro”, thuhet më tej në shkrimin e ‘Shqip’.

Por nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Çim Pekës i cili nuk ngurron të përmendë këtu edhe bashkëshorten e Blushit.

“Asnjëri prej emrave që sulmon Blushi, në ndryshim nga ai, nuk ka ndërtuar dhe fshehur pallate në emrin e vjehrrit dhe as biznese në emrin e gruas, e cila edhe pse në kundërshtim me ligjin, vazhdon të mos humbasë dhe licencën e noterisë.

E sigurisht asnjëri prej tyre pas dhjetëra vitesh punë si gazetar nuk ka pasur mundësi t’i gdhihet gruaja një mëngjes askionere milionere në një kompani kafesh.

Është e vërtetë se këta intelektualë dhe gazetarë që kanë vënë gurin e parë në themelimin e fondacionit që ka në pronësi Syri.net, nuk jane as banditë, as gjobaxhinj, as pastrues parash, as hajdutë të taksave të shqiptarëve, e sigurisht as milionerë, por ti këtë e di po aq mirë sa ne, përdërisa degradon t’i sulmosh vetëm për rrogën që marrin apo për problemet shëndetësore që kanë”, thuhet në reagimin e Syrit.

Kjo përplasje nuk është e re. Emrat e përmendur vazhdimisht kanë patur shkrime e kundërshkrime për njëri-tjetrin por këtë herë mesa duket kanë zgjedhur momentin e gabuar pasi Shqipëria po përballet me viktimat e para të coronavirusit dhe ndoshta do ishte më profesionale të shkruanin për situatën që po kalon vendi sesa për mëritë e inatet e njëri-tjetrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.