PËRPLASJA ME POLICINË, LËNDOHET NJË PROTESTUES
Pas përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë ka mbetur i lënduar një qytetar.
Portestuesi është lënduar në momentin kur turma u shty nga forcat e rendit teksa tentonin të çanin kordonin policor.
Ai ka pësuar fraktura në pjesën e shpinës por lëndimet nuk duken serioze. Të lënduarit i kanë ardhur në ndihmë protestuesit e tjerë, duke e larguar nga turma që u përplas me policinë.
Ndërkohë që dhe në radhët e policisë ka pasur dy efektivë të lënduar nga kapsollat dhe sendet etjera që protestuesit hedhin en drejtim te efektivëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



