E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasje e ashpër mes Xhafajt dhe Shabanit: Mos më fol si kryetar partie
Lajme

Përplasje e ashpër mes Xhafajt dhe Shabanit: Mos më fol si kryetar partie

Tensione dhe debate të forta janë regjistruar gjatë mbledhjes së Komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, ku u përballën drejtpërdrejt kryetari i komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokati i Popullit, Endrit Shabani.

Debati u nxit nga diskutimi mbi nivelin e zbatimit të rekomandimeve të institucionit të Avokatit të Popullit, një çështje që solli replika të forta mes dy zyrtarëve dhe tensionoi atmosferën në sallë.

Avokati i Popullit ngriti shqetësimin për performancën e institucioneve në raport me rekomandimet, duke theksuar një përqindje të ulët zbatimi, ndërsa reagimi i kryetarit të komisionit erdhi me tone kritike ndaj mënyrës së komunikimit.

Debati i plotë:

Shabani: “Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.”

Xhafaj: “Me çfarë jemi të kënaqur je dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.”

Shabani: “Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Nuk jam politikan.”

Xhafaj: “Ke qenë.”

Shabani: “Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.”

Përplasja nxori në pah jo vetëm dallimet në qëndrime mbi funksionimin e institucioneve të pavarura, por edhe tensionet politike që shpesh shoqërojnë diskutimet institucionale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.