Përplasje tek opozita, del emri që po diskutohet si kandidate e PD-së
Gazetari Roland Qafoku ka zbuluar prapaskenat brenda opozitës lidhur me gjetjen e kandidatit për Bashkinë e Tiranës.
Ai u shpreh se opozita po shpenzon kohë dhe energji me çështje dytësore, në vend që të ofrojë një alternativë të fortë përballë Partisë Socialiste.
“Opozita po rrotullohet rreth diçkaje që nuk e nxjerr te qëllimi final, që është një alternativë e fortë. Shihni sa para është Partia Socialiste.
Kur PS nis një aksion politik, PD merret akoma me Diellën. Rama e përdori Diellën si karrem, jo vetëm që i shërbeu për qeverinë, por e futi edhe opozitën në këtë vorbull”, tha Qafoku.
Ai zbuloi gjithashtu se në tryezën e diskutimeve është hedhur edhe emri i Edlira Çepanit, një figurë e shoqërisë civile, si kandidate e mundshme për Tiranën. Megjithatë, sipas tij, brenda opozitës ka rezerva për këtë opsion.
“Është hedhur një emër aty, Edlira Çepani, e shoqërisë civile për kandidate për kryetare të Bashkisë së Tiranës, por jo thonë aty, duhet njeri politik.
Por ç’politik mor?! Një nga ata të 50-të që janë aty?! Ata e kanë mbaruar këtë legjislaturë. Me 50 vota çfarë do të bëjnë ata?! Ata nuk ndikojnë fare atë mazhoranca”, u shpreh Qafoku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



