E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse i lini gjimnazistët pa dije, o derra?
Lajme

Përse i lini gjimnazistët pa dije, o derra?

ARTAN FUGA

Kisha për të shpjeguar në një orë mësimi me studentë të vitit të parë një temë që kishte origjinat që nga vitet ‘20 dhe ‘30 të shekullit të kaluar. Thashë të shoh se çfarë njohurish kanë nga ajo kohë ata që para disa muajsh kanë qenë maturantë. Çfarë dijesh u ka lënë në kujtesë shkolla?

I pyes: Në vitin 1929 dini ndonjë krizë të madhe financiare?

Heshtje, më panë më habi.

Mirë, kthehemi te Gjermania: Kush erdhi në fuqi atje në vitin 1933?

Heshtje. Dy vajza vetëm, veç e veç, thanë si me dyshim: nazizmi.

Mirë, por kur Gjermania naziste pushtoi Austrinë?

Heshtje.

Po Çekosllovakinë, Poloninë?

Heshtje.

Iu them se autori që po flas është neomarksist. Dini gjë kush ka qenë Marksi?

Heshtje.

Ndonjë vepër të tij?

Heshtje.

Po mirë, kur filloi Lufta e Dytë botërore?

Heshtje.

Diçka m’u thye aty midis barkut dhe kraharorit! Kapa kokën me dy duar dhe thashë: Si ta bëj mësimin tim kur atyre nuk u kanë mësuar asgjë? Megjithëse janë shumë të mençur dhe të zgjuar!!!

Pse ia prishni jetën duke e lënë bosh pa dije brezin e ri, ore qenër, moj shtriga?! Dijet e shkollës së mesme për të qarë hallin. Unë e di se përse ndodh kështu. Një studim nga dikush shumë serioz po bëhet për këtë. Unë bashkëpunoj me të. Kur të dalin arsyet, do të kuptojmë që Turi nuk ishte rastësi!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.