E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përse Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli nuk morën pjesë sot në protestë?
Lajme

Përse Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli nuk morën pjesë sot në protestë?

Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli nuk janë parë sot në protestën e organizuar nga opozita në bulevardin qendror. Duket se në fakt, zonjat kanë qenë të vetmet që kanë munguar sot në proteste, nga lista e gjatë e demokratëve që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gazetarja e News 24, ka bërë me dije se kishte komunikuar me zonjën Bregu, e cila nga ana e saj e kishte pohuar se nuk do të merrte pjesë sot në proteste,  ndërkohë që nuk kishte dhënë arsye. Edhe zonja Topalli nuk është parë në bulevard sot, ndërkohë që kanë spikatur mes pjesëmarrësve Astrit Patozi dhe ish- ministri Bode.

Në protestë janë parë edhe Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Asllan Dogjani, të cilët edhe pse nuk u kandiduan nga Basha janë shfaqur krah deputetëtve aktualë të PD-së. / Opinion.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.