Përse na tall hapur, dhe nuk na ka frikë Firauni?
1- Na tall dhe nuk na ka frikë sepse jemi i vetmi popull nē botë që ndizet në rrugë dhe shperthen në Facebook. Popujt e tjerë ndizen në Facebook dhe shperthejnë në rrugē.
2- Na tall dhe nuk na ka frikē sepse shqiptaret janë tē mirë, veç e veç por nuk ka bir nene ta marrë vesh perse nuk kanë asnjë mundesi qē të miret të behen bashkë.
3- Na tall dhe nuk na ka frike sepse krenaria e shqiptarit eshte e mbeshtjelle me fodullek dhe me arrogance. Kjo do te thote se jemi race individualistesh pavaresisht se krenohemi ne grup (krenare qe jemi shqiptare me shqiponja ne gjoks dhe gjeste pa lidhje). Ne nuk jemi kurre krenare per shqiptarin tjeter, por jemi krenare per shqiptarin (une). Pra eshte krenari e lidhur me “unin-n” shqiptar, jo me bashkesine shqiptare si popull, si etni, si kulture, apo si race.
4- Firauni na tall dhe nuk na ka frike sepse ka precedentin historik ne favorin e tij. Ky popull nuk ka ne xhirollogarine e tij te lirise dhe te demokracise ndonje aset te madh te fshehur, qe mund ta aktivizoje ne kohe krize dhe rreziku. Kjo i jep atij qetesi.
5- Ai na tall dhe nuk na ka frike sepse e di se shqiptaret jane te mrekullueshem, deri ne veteshkaterrim. Ky eshte nga racat e pakta ne bote per te mos thene e vetmja, qe i vjen keq edhe per njeriun e poshter dhe te lig. Po t’u thone shqiptareve qe firauni neser shkaterrohet si Musolini apo si Caucesku, une hyj garant me jeten time qe nje pjese e tyre do te thote, he mo he se gjynah. Ta heqim por jo ta cojme ne litar. Eshte nje popull i mistershem qe ka gjynah per hajdutet dhe maskarenjte me te medhenj dhe kjo i kalon madje edhe kufijte e “sindromes se Stokholmit” kur viktima bie ne dashuri me xhelatin.
6- Ai na tall dhe nuk na ka frike, sepse e di qe njerezit do te bejne zhurme ne FB do te bejne meme dhe barcoleta por ne fund fare do te mbeten aty. (Kujtoni citimin e tij: Me shani, me mallkoni, me beni cfare te doni, por rregullat mos ti thyej askush). Ai e di qe prej mallkimeve nuk i vjen asnje e keqe, te pakten tani per tani.
7- Na tall sepse ka kapur dhe kontrollon plotesisht cdo lloj aksioni opozitar. Opozita zyrtare ben opozite slims, Presidenti mbyllli muhabetet e veta, ndersa ne te Facebookut na thote hani m.t sa te doni sepse nuk mund te me beni gje.
8- Na tall dhe nuk na ka frike sepse ka klimen nderkombetare ne favor te tij. Bota eshte pa koke dhe nuk do t’ia dije kush tashme nese shqiptaret jane gjalle apo kane vdek. Putini dhe Kina e duan BE-ne te shkaterruar, Trump po se po dhe ky eshte duke bere balet sepse nuk ka askush ta shqetesoje.
9- Na tall dhe nuk na ka frike sepse ka nje ushtri te madhe te armatosur gjer ne dhembe shqiptaresh te uritur per privilegje shteterore, poste, detyra, punera, te mira materiale, para, pozita, qe fitojne shume prej tij (pasi i ka licensuar me ferman kryemisnitror per te vjedhur shqiptaret). Kjo ushtri eshte ne Facebook dhe punon nate e dite per te tallur, per te vene ne loje, per te demoralizuar te gjithe zerat qe bejne ftese per t’u ngritur. Kjo lloj tallje dhe ky lloj sulmi eshte i lidhur me shkaterrimin (soft) te psikologjise se rebelimit dhe te ngritjes. Ky eshte intelekti qe prostituon me pushtetin me prezervativ dhe nuk ka shtazani, ndaj dhe masat nuk shohin gjurme “bashkepunimi” dhe nuk jane te afta ta shohin me sy te lire kete prostituim.
10- Na tall dhe nuk na ka frike, sepse agjenturat e huaja antishqiptare ne rajon e mbeshtesin fort dhe jane te gatshme qe te shtypin cdo lloj fryme rebelimi, kryengritje, kundershtie, ashtu sic bejne popujt e lire te botes. Keto sherbime financojne sundimin e Firaunit ne kete epoke tranzitore kur bota eshte pa koke dhe bord drejtues, deri ne nje moment te dyte qe askush nuk e di sa zgjat, ne menyre qe te perfundojne planet e tyre per te shtrire tentakulat ne veri te Shqiperise, te Dardanise dhe ne jug te saj, pasi Tirana ka rene plotesisht ne duart e zareve te tyre te establishmentit politik, mediatik dhe ekonomik te Rolling Hillsit.
A kemi shpetim ?
Ka vetem nje shpetim te cilin do ta shpjegoj imtesisht ne ditet e aferta ne vijim:
Mobilizim mbarekombetar, rrebelim shpirteror dhe ne terren, mobilizim moral, historik, i frymezuar prej ajkes se trashegimise kulturore e politike te rezistences shqiptare. Te fymezuar prej luftes tone si popull dhe si Komb pergjate gjithe historise, aktivitet qe ka mbrojtur dhe ka siguruar pa asnje diskutim ekzistencen e Kombit ne dite dhe ne epoka historike edhe me te erreta edhe me te rrezikshme se kjo. Bashkepunim serioz ndermjet te gjithe bijve dhe bijave te ndershem te anetaresise se Kombit (brenda dhe jashte Shqiperise) duke e trajtuar rrezikun dhe alarmin ne shkallen dhe ne nivelin e tij me te larte, pasi ne kohen tranzitore korona-post korona mund te humbasim Shqiperine. Te ndjekim ritmet e zhvillimeve te popujve te qytetetuar qe nuk pranojne nenshtrimin dhe te bejme si ata. Skema eshte e komplikuar. Rreziqet jane te medha. Zgjidhja nuk eshte e pamundur. Po nuk treguam vetedije, vendosmeri dhe nerv, kete here humbasim nje here e pergjithmone dhe ndeshje kthimi nuk ka!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



