E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përshkallëzohet situata në Rrjoll, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt
Lajme

Përshkallëzohet situata në Rrjoll, banorët kundër resortit të Bashkim Ulajt

Banorët e zonës së Rrjollit kanë paralajmëruar zhvillimin e një proteste ditën e sotme në orën 10:00, në shenjë kundërshtimi ndaj punimeve që po realizohen në kuadër të projektit turistik “Blue Borgo”, një investim i lidhur me biznesmenin Baç Ulaj.

Tubimi pritet të zhvillohet pranë zonës ku po ndërtohet kompleksi, ndërsa komuniteti lokal ka shprehur më herët shqetësime lidhur me ndikimin që projekti mund të ketë në mjedis dhe në hapësirat publike.

Në prag të protestës, kompania ndërtuese Gener 2 ka reaguar përmes një deklarate zyrtare, duke theksuar se e respekton plotësisht të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar në mënyrë paqësore. Megjithatë, kompania nënvizon se ushtrimi i kësaj të drejte nuk duhet të shoqërohet me akte dhune, dëmtime të pronës apo ndërhyrje të paligjshme në territorin e investimit.

Sipas Gener 2, gjatë protestës së mbajtur më 13 qershor janë konstatuar dëmtime në rrethimet e kantierit, si dhe pasoja materiale brenda zonës së punimeve. Kompania bën të ditur se këto incidente janë dokumentuar dhe janë referuar pranë autoriteteve përkatëse për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Në deklaratën e saj, kompania i bën thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së sotme, duke theksuar rëndësinë e parandalimit të çdo hyrjeje të paautorizuar në kantier apo veprimi që mund të rrezikojë punonjësit dhe ecurinë e projektit.

Në përfundim, përfaqësuesit e kompanisë theksojnë se mbrojtja e pronës private, siguria në vendin e punës dhe krijimi i një klime të qëndrueshme për investimet janë elementë thelbësorë të një shteti ligjor funksional dhe në interes të përgjithshëm publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.