E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pesë gratë e dosjes së Bruno Çobos kërkojnë shtyrjen e burgimit
Lajme

Pesë gratë e dosjes së Bruno Çobos kërkojnë shtyrjen e burgimit

Dy ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit të Posaçëm për çështjen që lidhet me grupin e Bruno Çobos, pesë nga gratë e dënuara kanë paraqitur kërkesa në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shtyrjen e ekzekutimit të dënimeve me burgim.

Kërkesat janë mbështetur kryesisht te rrethanat familjare dhe situata e fëmijëve të tyre. Objektivi i tyre është pezullimi i përkohshëm i ekzekutimit të dënimit, duke argumentuar se vuajtja e menjëhershme e burgimit mund të sjellë pasoja të rënda për vetë të dënuarat ose për familjarët e tyre.

Në mesin e personave që i janë drejtuar GJKKO-së është Elisa Çaçi, e cila është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim.

Kërkesa të ngjashme janë paraqitur edhe nga Rezarta Ibrahimi, e dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, Greta Pepa, me 6 vite e 8 muaj burg, Antoneta Malo, me 6 vite e 8 muaj burg, si dhe Silvana Veliu, e dënuar po me 6 vite e 8 muaj burgim.

Në këtë çështje janë dënuar gjithsej gjashtë gra, ndërsa deri në këtë fazë, ekzekutimi i masave të dënimit është zbatuar vetëm për katër prej tyre.

Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe të vlerësojë rrethanat konkrete familjare të secilës prej të dënuarave, përfshirë situatën e fëmijëve dhe pasojat që mund të sjellë vuajtja e menjëhershme e dënimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.