Pëson infarkt në makinë shoferi, në aksin Fier-Lushnje
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në Fier.
Sipas policisë, viktima është personi me inicialet A.Z, i cili ka pësuar infarkt ndërsa ka qenë duke drejtuar automjetin “IVEKO”, në aksin rrugor Fier-Lushnje.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Fier
Informacion paraprak
Sot në datë 22.06.2020, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Vajkan”, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin “IVEKO”, dyshohet se ka pësuar infarkt dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



