Petrit Vasili sqaron problemin e komisionerit në Elbasan: Nuk ka lidhje me LSI

“Kemi kënaqësinë të pohojmë se kemi një proces të gjerë, ka filluar i qetë dhe kështu duhet të vazhdojë. Pjesëmarrja e qytetarëve dhe interesi i tyre është ui lartë dhe kështu duhet të jetë deri në minutën e fundit. I bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë. Cdo problem është zgjidhur. Unë po ju informoj se të gjithë administratorët e LSI ane a mbanë vendit janë në krye të detyrës dhe po e kryejnë mëse miri.
Edhe ndonjë problem i informuar gabim, lidhur me një qendër votimi në Elbasan ishte një problem që nuk kishte lidhje me LSI, por ishin burokraci dhe gabim nga administrimi i KZAZ.
I bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë gjerësisht sepse sot është një ditë e mrekullueshme. Ky optimizëm është një ogur i mirë për zgjedhjet”, tha Vasili.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



