Pezullohet marrëveshja për lëvizjen e lirë Kosovë-Shqipëri
Nga data 1 tetor deri në fillim të nëntorit, marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Morinës dhe Vërmicës do të pezullohet përkohësisht.
Gjatë kësaj periudhe, udhëtarët dhe drejtuesit e automjeteve do t’i nënshtrohen procedurave të zakonshme të regjistrimit në kufi, por procesi do të jetë i përshpejtuar, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe pritjeve të panevojshme.
Megjithatë, për fundjavat dhe ditët zyrtare të festave, do të vijojë të jetë në fuqi lehtësimi i qarkullimit. Automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës do të lejohen të kalojnë pa kontrolle kufitare në këto ditë, si pjesë e marrëveshjes dypalëshe për qarkullim të lirë.
Kjo marrëveshje ka sjellë përfitime të dukshme gjatë sezonit veror, duke reduktuar ndjeshëm kohën e pritjes në kufi dhe duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve. Skema e tanishme parashikon aplikimin e lehtësimeve nga 1 maji deri më 30 shtator, ndërsa në muajt e tjerë, procedurat rikthehen përkohësisht në normalitet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



