E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Piranjat” /Kjo është partnerja e re e Flor Binaj…
Lajme

“Piranjat” /Kjo është partnerja e re e Flor Binaj…

Piranjat” e investigimeve, vjen me risi ndryshe nga sezonet e mëparshme, pasi nuk do të transmetohet përsëri në televizionin ku e kemi parë më herët por në një tjetër kanal televiziv.E jo vetëm kaq, por ajo ç’ka ka bërë çudi në spotin prezantues, është parë mungesa e këngëtarës Arilena Ara e cila moderonte krah Florjan Binajt, nuk është dukur në asnjë fragment sekondi në video.

Kjo gjë e thellon edhe akoma edhe më tej vetë këngëtarja Ara e cila nuk ka publikuar asnjë lajm në lidhje me nisjen e sezonit të ri. Pak më parë një postim i Anna Lika na bëri të dyshojmë se aktorja simpatike mund të ishte zëvendësuesja e Arilena Ara në edicionin e dytë të emisionit “Piranjat”, por jo…

Publik.live  ka mësuar se prezantuesja e re që do të jetë krah, Flor Binaj do të jetë modelja, Cindy Marina. Cindy ka patur edhe më përpara disa eksperienca televizive në fushën e futbollit por këtë herë do të bëhet pjesë e një formati të tillë satirik dhe investigues si “Piranjat”. Por edhe Cindy ka vendosur mos t’a bëjë publik këtë lajm duke mos postuar asgjë në rrjetet e saj sociale.

Ndërsa përsa i përket Annës ajo do të jetë e ftuara e parë e programit, pasi i është bërë një kamera e fshehtë, shkruan Publik.live.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.