Pjerin Ndreu jep më shumë se 250 MLN për rikonstruksionin e çerdhes, njëra kompani ofroi më pak
Tenderat me vlerë marramendëse, kryesisht firmosen në bashkinë e Tiranës, ku llokmat janë më të mëdha dhe tek ministritë, ku, ministrat përkatës, ecin me moton ‘kap ça t’kapësh’. Mirëpo, nëse i hedh një sy tenderave në bashkitë e tjera, sheh që edhe andej bëhet nami, madje edhe me shifra goxha të konsiderueshme.
Sot, po ju sjellim rastin e kryebashkiakut të Lezhës, i cili, i ka bërë qokat tamam, duke përdorur çerdhen e qytetit të Lezhës. Pjerin Ndreu ka dhënë më shumë se 250 milionë lekë me tvsh për rikonstruksionin e një çerdheje, vlerë kjo, shumë e madhe, duke marrë parasysh, se me kaq para mund të ndërtosh një çerdhe nga e para me kushte shumë të mira.

Por, Pjerini, ka zgjdhur që të bëjë ndonjë lekë, meqënëse po vijnë sërish zgjedhjet dhe e do një mandat tjetër. Më konkretisht e kemi fjalën për tenderin që mban këtë numër refernce “REF-31669-06-03-2022” dhe si objekt ka ““Rikonstruksioni i Çerdhes se qytetit Lezhe”.
Tenderi është fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “RAFAELO 2002” SH.A & “ULZA” SH.P.K & “ADVANCED” SH.P.K, të cilët kanë futur në xhep sa 99,5 e fondit limit.

Në dokumentat e tenderit shihet se njëra kompani, ka ofruar më pak, por nuk është zgjedhur si fituese e tenderit, diferenca, është gati 20 milionë, që me shumë mundësi, sot janë në xhepin e Pjerinit. Prokurorët e Spaku-t janë pak të ngarkuar duke kontrolluar xhepat e tyre dhe nuk kanë kohë për xhepat e Pjerinit, pasi edhe andej nga godina e tyre luhet lek i madh./joq
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



