Pjesëmarrja në votime, KQZ publikon të dhënat e reja! Shkon në 40.9 % numri i votuesve në gjithë Shqipërinë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se pjesëmarrja në votime deri në orën 16:00 ka qenë 40.9 për qind.

Në një deklaratë për media zëdhënësja Drilona Hoxha tha se situata deri më tani vazhdon të jetë e qetë.
“Aktualisht që flasim nuk ka asnjë problematikë. Situata vazhdon të jetë e qetë. Edhe në ato pak qendra votimi që kishte pezullime të përkohshme tashmë procesi i votimit vazhdon. Situata është mëse e qetë. Sa i përket pjesëmarrjes, që u sqarua edhe në daljen e komisionerit, aplikacioni vijon të jetë funksional. Komsionerët dhe operatorët kanë filluar të transmetojnë të dhënat jo vetëm për përqindjen e pjesëmarrjes në qendrat e votimit, por edhe mbi ecurinë në qendrat e votimit”, tha Hoxha.


UPDATE-Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 15:00 ka shkuar në nivelin e 38.13 %.
Nga të dhënat zyrtare të KQZ, shihet se deri tani pjesëmarrja më e madhe e votuesve me 43.40 % në Qarkun e Dibrës, ndjekur nga Qarku i Tiranës me 43.07 %, më pas Qarku i Elbasanit me 40.38 % dhe Kukësi me 39.84 %.

*****
Ora 14:00

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 14:00 ka shkuar në nivelin e 35.68 %.
Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe me 41.13% është raportuar në Qarkun e Dibrës, dhe në Qarkun e Tiranës, 39.60 % ndjekur nga Qarku i Elbasanit me 37.38 %.
Ora 13:00
Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë ka shkuar në nivelin e 31.87 %.
Edhe pse shifrat janë në përditësim KQZ e ka nxjerrë këtë të dhënë nga raportimi i 65 qendrave të votimit nga 5199 qe janë në total.
Sipas të dhënave zyrtare pjesëmarrja më e madhe me 35% është raportuar në Qarkun e Tiranës, dhe në Qarkun e Kukësit, 38%.
KQZ raporton se në Qarku i Gjirokastrës kanë votuar 24.64%.

********************
Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00, është 20,12%.
Deri tani Tirana është qarku me pjesëmarrjen më të lartë të qytetarëve në votime.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 11:00 ishte 20.12 %.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 10:00 ishte 7.77 %.

Sipas KQZ, pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në orën 09:00 ishte 7.77 %.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



