E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plaga e 21 janarit nuk është vetëm e familjarëve, por e gjithë shqiptarëve
Flash

Plaga e 21 janarit nuk është vetëm e familjarëve, por e gjithë shqiptarëve

Në fshatin Zenelaj, vendlindja e Ziver Veizit, u mbajtën homazhe përkujtimore me rastin e 15-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta. Ziver Veizi ishte një nga katër qytetarët që humbën jetën gjatë ngjarjeve të 21 Janarit.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë, të afërm, banorë të zonës, si edhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, të cilët u mblodhën për të nderuar kujtimin dhe figurën e tij.

Gjatë homazheve, Zamira Veizi, mbesa e Ziver Veizit, theksoi se ngjarjet e 21 Janarit përbëjnë një plagë të hapur për mbarë shoqërinë shqiptare. Ajo u shpreh se mungesa e zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje ka ndikuar drejtpërdrejt në rënien e besimit të qytetarëve ndaj institucioneve të drejtësisë dhe vetë shtetit.

Nga ana e saj, prefektja e Qarkut, Albana Hasanaj, deklaroi se statusi i dëshmorit nuk lidhet vetëm me kohë lufte, por edhe me periudha paqeje, duke nënvizuar se kujtimi i viktimave duhet të shërbejë si një thirrje e vazhdueshme për drejtësi, përgjegjësi dhe respekt ndaj jetës njerëzore.

Homazhet u shoqëruan me vendosje lulesh dhe momente heshtjeje, në nderim të figurës dhe kujtimit të Ziver Veizit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.