E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagoset me armë zjarri 52-vjeçari në Durrës
Lajme

Plagoset me armë zjarri 52-vjeçari në Durrës

Një 52-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen nr. 1 të Durrësit, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 në zonën e Vollgës, ku shtetasi E. Sh., 52 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plumb në dorë.

I plagosuri është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas policisë, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga informacionet paraprake të Policisë së Durrësit, autori i dyshuar është F. F., 61 vjeç, banues në lagjen nr. 1, i cili dyshohet se e ka plagosur 52-vjeçarin për motive të dobëta.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli në përpjekje për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur dinamikën e plotë të konfliktit dhe rrethanat në të cilat ndodhi plagosja.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.