E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, zbardhet dëshmia e nënës së njërit prej tyre: Shqiptari nuk qëlloi mbi ta…
Lajme

Plagosja e 2 serbëve në Kosovë, zbardhet dëshmia e nënës së njërit prej tyre: Shqiptari nuk qëlloi mbi ta…

Plumbi bëri rikoshetë në asfalt dhe…

tjera detaje kanë dalë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur gjatë ditës së sotme në Shtërpcë të Kosovës, ku dy serbë mbetën të plagosur me armë zjarri.

Mediat serbe kanë publikuar mbrëmjen e sotme dëshminë e nënës së një prej të plagosurve të ditës së djeshme në Shtërpcë.

Zorica Stojanoviç ka deklaruar se autori në të vërtetë nuk ka qëlluar drejt tyre, por se plumbi ka bërë rikoshetë në asfalt dhe më pas ka goditur djalin e saj, Stefan Stojanoviç në shpatull.

“Nuk e kam ditur se çfarë dhe si ka ndodhur, kam ditur vetëm se ka qenë i plagosur, kanë bllokuar rrugën, mezi kemi arritur të gjallë në Shtërpcë. Në Shtërpcë tashmë i kanë mjekuar plagën, e kanë parë si është dhe e kanë dërguar këtu (Spitali në Lapllasellë)”, tha ajo para spitalit.

Ajo ka shtuar se dëgjoi se fëmijët po luanin pranë pemës së Krishtlindjes.

“Meqë ishte prag Krishtlindjesh po bënin fotografi në Gotovushë dhe ky shqiptar, nuk e di kush, ka gjuajtur në rrugë, në asfalt, nuk ka qëlluar mbi ta (të rinjtë) dhe përveç djalit tim është plagosur edhe një i ri. Faleminderit Zotit që është gjallë dhe mirë”, tha Zorica Stojanoviç.

Plagosja e djeshme e dy serbëve në afërsi të fshatit Drajkovcë, komuna e Shtërpcës, është dënuar ashpër nga zyrtarë kosovarë dhe ndërkombëtarë.

Prokuroria Themelore ka dorëzuar kërkesë për masë paraburgimi për të dyshuarin, i cili u arrestua më pak se një orë pas sulmit të djeshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.