E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, policia gjen të djegur në fshatin “Trevllazër” një “Audi Q7”
Lajme

Plagosja e 36-vjeçarit në Vlorë, policia gjen të djegur në fshatin “Trevllazër” një “Audi Q7”

VLORË

Policia e Vlorës vijon hetimet intensive për zbardhjen e plagosjes së mbrëmjes së kaluar në qytet, ku u qëllua me armë zjarri një 36-vjeçar.

Në vijim të informacionit paraprak  për ngjarjen e ndodhur tek lagjja “Pavarësia”, ku u plagos me armë zjarri në dorë shtetasi Diego Hanaj, policia bën me dije se nga shërbimet policore, në fshatin “Trevëllazër” Vlorë , në një rrugë dytësore është gjetur i djegur një automjet i markës “Audi Q7”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe grumbullimin e provave që do të çojnë në identifikimin e autorit/ve të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.