Plagosja me armë e 31 vjeçarit në lokalin në Bllok, arrestohet djali i ish-deputetit të PD
Rois Babai, djali i ish-deputetit të PD Ndriçim Babasi është arrestuar nga Policia si autor i plagosjes me armë zjarri dje në një lokal në Bllok.
Paraprakisht, bëhet me dije se Rois Babasi dyshohet se ëhstë personi që ka qëlluar me armë zjarri 31 vjeçarin Gazmir Bushaj pas një konflikti për motive të dobëta.
Sherri ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në një prej lokaleve në zonën e Bllokut, ndërsa i plagosur veç 31 vjeçarit të qëlluar me armë në këmbë ka mbetur dhe një person tjetër, i goditur me mjete të forta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




