E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Lezhë/ Zbardhet motivi i atentatit
Lajme

Plagosja në Lezhë/ Zbardhet motivi i atentatit

Paraditen e sotme një i ri ka mbetur i plagosur nga bashkëmoshatari I tij në qytetin e Lezhës.

Mësohet se arsyeja e plagosjes së 32-vjeçarit Vilson Zefi e ka zanafillën në një konflikt më të hershëm mes të plagosurit dhe autorit, i lindur për motive banale.

Burime nga grupi hetimor thanë se Zefi dhe 32-vjeçari me inicilaet A.P. janë konfliktuar disa kohë më parë në një lokal në qytet. Konflikti lindi për motive tepër banale të tipit “pse më shikon”, por që më pas do të çonte në plagosjen e Zefit.

Kujtojmë këtu se ngjarja ka ndodhur në afërsi të Lagjes “Gurra”, ku  shtetasi A.P., është plagosur në këmbë me armë zjarri tip pistoletë  nga shtetasi V.Z. 32 vjeç, banues në Lezhë, ndërsa i plagosuri i transportuar në spitalin rajonal të qytetit është jashtë rrezikut për jeten.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.