E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plagosja në Pogradec e Brian Syzos, policia identifikon 4 autorët
Lajme

Plagosja në Pogradec e Brian Syzos, policia identifikon 4 autorët

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Pogradec, ku një 35-vjeçar mbeti i plagosur me armë zjarri. Policia ka konfirmuar arrestimin e dy personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar si të përfshirë në atentatin ndaj Brian Syzo.

Sipas autoriteteve, një nga autorët e dyshuar, Nikolla Agolli, është ndaluar vetëm pak minuta pas ngjarjes, ndërsa më vonë në pranga ka rënë edhe bashkëpunëtori i tij, David Prifti. Ndërkohë, dy persona të tjerë, të identifikuar me inicialet M. B., 40 vjeç dhe E. A., 22 vjeç, janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Hetimet e kryera nga Policia e Korçës dhe Komisariati i Pogradecit, në bashkëpunim me Prokurorinë, tregojnë se sulmi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e konflikteve të mëparshme mes palëve. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 35-vjeçarit teksa ai ndodhej brenda automjetit të tij të parkuar në lagjen nr. 3 të qytetit.

Nga veprimet hetimore rezulton se të katër të dyshuarit kanë precedentë penalë për vepra penale kundër personit. Gjatë operacionit janë sekuestruar tre automjete dhe gjashtë telefona celularë, të cilët pritet të shërbejnë si prova materiale për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I plagosuri, Brian Syzo, vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj të dyshuarve rëndojnë akuza të rënda, përfshirë “vrasje me paramendim” të mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, si dhe “mbajtje pa leje të armëve dhe municionit”.

Policia vijon operacionet për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet mbeten të hapura për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje kriminale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.