E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma në Pogradec, një i plagosur, në kërkim autori
Lajme

Kërcet arma në Pogradec, një i plagosur, në kërkim autori

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Pogradecit, ku një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

I plagosuri është Brian Syzo, i cili aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve, ai njihet si person me precedentë penalë, çka ka orientuar hetimet drejt konflikteve të mëparshme dhe motiveve të mundshme të hakmarrjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në lagjen nr. 3 të Pogradecit. I dyshuari kryesor është Nikolla Agolli, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të këmbës së 35-vjeçarit. Të dhënat paraprake sugjerojnë se autori nuk ka pasur si qëllim eliminimin fizik të tij, por plagosjen, në kuadër të një konflikti të hapur mes palëve.

Hetimet kanë nxjerrë në pah edhe një episod të mëparshëm dhune mes personave të përfshirë. Mësohet se një vit më parë, Nikolla Agolli ishte plagosur nga Sindi Syzo, vëllai i të dëmtuarit, gjatë një incidenti të ndodhur në një berberhane në lagjen nr. 1 të qytetit, në janar 2025. Ky fakt forcon pistën e hakmarrjes si motiv i mundshëm i sulmit të fundit.

Policia e Pogradecit ka intensifikuar kontrollet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që çuan në këtë përplasje me armë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.