E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plas humori  në rrjetet sociale me  negociatorin e madh Rama: Japim edhe 12 milje veç të pajtohet turku me grekun
Publik News

Plas humori në rrjetet sociale me negociatorin e madh Rama: Japim edhe 12 milje veç të pajtohet turku me grekun

Enturazhi mediatik i kryeministrit Edi Rama ka hedhur këto ditë tezën se kreu i qeverisë shqiptare ka marrë përsipër rolin e negociatorit mes sherrit Turqi-Greqi.

Sipas tyre, kjo është arsyeja e vizitave të njëpasnjëshme në Athinë dhe Ankara. Ndërkohë zyrtarisht qeveria nuk e ka konfirmuar një mision të tillë të Edi Ramës.

Aktivisti Genc Sejko, në një reagim në Facebook ka ironizuar shfaqen e Edi Ramës si paqtuesi i sherreve ballkanike, duke kujtuar që Shqipëria nuk ka zgjidhur ende problemet që ka me Greqinë.

‘Jemi gati të japim edhe 12 milje të tjera, vetëm të pajtohet Greqia me Turqinë’,- shkruan Sejko në një postim në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.