Plas sherri në ndeshjen Teuta–Besëlidhja, lojtarë dhe tifozë të përfshirë
Përballja e basketbollit mes Teutës dhe Besëlidhjes ka degjeneruar në një konflikt të ashpër mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Sportit Ramazan Njala.
Sipas informacioneve paraprake, tensionet kanë nisur gjatë lojës, pasi një prej lojtarëve të Teutës dyshohet se ka provokuar kundërshtarët me një gjest, çka ka mjaftuar për të ndezur përplasjen mes skuadrave.
Situata ka dalë shpejt jashtë kontrollit, ndërsa në konflikt janë përfshirë edhe tifozë të pranishëm në sallë, duke e kthyer ambientin sportiv në një skenë kaosi.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e policisë, të cilat kanë arritur të neutralizojnë situatën dhe të shpërndajnë personat e përfshirë. Disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Durrësit, klubet respektive apo Federata Shqiptare e Basketbollit lidhur me incidentin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



