Plasin ujërat e zeza në qendër të qytetit të Durrësit! Banorët kërkojnë ndërhyrjen e bashkisë

Mbi 30 familje në  Rrugén Taulantia në qendër të Durrësit  bëjnë apel për ndihmë pasi ujërat e zeza  në oborrin e pallatit të tyre janë bërë burim sënundjesh papastërtish. Banorët thonë se kanë kërkuar ndihmë në bashki e Durrësit , por deri më tani nuk ka pasur asnjë zgjidhje. 

Pamjet nuk kanë nevojë për koment

🎥Plasin ujërat e zeza në qendër të qytetit të Durrësit🎥

Banorët shprehen të alarmuar për situatën,  pasi era e  fekaleve dëpërton në banesat e tyre . Banorët i kërkojnë  kryebashkiakes Sako që të kenë një zgjidhje sa në të shpejtë.

Ujërat e zeza dhe mbeturinat janë kthyer në një shqetësim edhe për përhapjen e sëmundjeve të ndryshme në disa lagje të Durrësit.

Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi jetesa në banesat e tyre  në  zemër të Durrësit në Rrugën Taulantia  është bërë e vështirë./ B. K.

Publikuar nga Publik Media