E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Platforma e Alibeajt/  Deputeti Zef Hila , kërkon rikthimin e Berishës në Grupin Parlamentar
Lajme

Platforma e Alibeajt/ Deputeti Zef Hila , kërkon rikthimin e Berishës në Grupin Parlamentar

Deputeti i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila është tërhequr nga “platforma Alibeaj”.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Hila shkruan se PD ndodhet në një situatë të vështirë dhe ka nevojë për bashkim,

Ai ndër të tjera kërkon kthimin e ish kryeministrit Sali Berisha në Grupin Parlamentar.

“Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve. Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar.

Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar demokratë të Bashkisë Vau Dejës dhe Qarkut të Shkodrës,

Si përfaqësues i juaji në Parlamentin Shqiptar, pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ndjej detyrimin tim personal për të sqaruar të gjithë demokratët e Qarkut Shkodër, për qëndrimin tim lidhur me situatën aktuale në Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Situata e vështirë, në të cilën po kalon forca e vetme me frymë demokratike, e lindur në vitet 90 për të sjellë ndryshimin në Shqipëri, sot ka nevojë për Bashkim, dhe asnjë “përçarje”.

Të gjithë jemi njohur me platformën e propozuar, e cila lë shumë hapësira dhe krijon “ngërçe”, të cilat nuk zgjidhin por përkeqësojnë situatën në radhët e demokratëve.

Si zëri juaj dhe përfaqësues i demokratëve ndjej detyrimin t´ju bëj me dije qëndrimin tim përballë kësaj situate:

Grupi parlamentar i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021 duhet të jetë unifikues, duke filluar me shfuqizimin e çdo vendimi për përjashtim të deputetëve të grupit parlamentar. Të gjithë demokratët duhet te jenë të bashkuar nën një sigël të vetme të Partisë Demokratike.

Vota e lirë e çdo demokrati është baza për zhvillimin dhe forcimin e Partisë Demokratike.

Ky është qëndrimi im përballë demokratëve, çdo kërkesë përjashtuese ndaj çdo demokrati thellon krizën ndërkohë që sot është koha vetëm për bashkim rreth vlerave të demokratëve./CNA.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.