E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Platforma e Metës/ Flet për zhvillimet shokuese në vend dhe provimin e qershorit
Publik News

Platforma e Metës/ Flet për zhvillimet shokuese në vend dhe provimin e qershorit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë për mediat tha se zhvillimet e fundit në vend kanë qenë shokuese.

presidenti meta

Presidenti theksoi se shembja e godinës së teatrit, nuk ishte thjeshtë shembja e Teatrit Kombëtar, por edhe shembja e çdo iluzioni të ekzistencës së shteti ligjor në vend.

Teksa thekoi se është mundur të bëjë më të mirën e duhur gjatë kësaj kohe të shpërthimit të pandemisë në çdo kohë, Presidenti Meta theksoi se “cdo tetor dhe qershor kemi provimin e BE, na lënë detyra më shumë për të përmbushur, e duke qenë se ky është objektiv mbarëkombëtar, kam bërë cdo gjë që të krijojmë klimën pozitive që të përmbushnim sa më shumë nga 15 detyrat dhe që në 8 prill i kam nisur Ramës këtë platformë që po e bëj sot publike”.

“Nisur nga zhvillimet e fundit shokuese në vend që kanë tronditur edhe opinionin mbarë evropian, dhe botëror, pas ngjarjes tepër tronditëse të shembjes jo thjesht të TK por cdo iluzioni të ekzistencës së shteti ligjor në vend duhet t’ju them se kam bërë cdo përpjekje jo vetëm për të menaxhuar sa më mirë si shtet, si vend, pavarësisht nga problemet që kemi me pandeminë, por edhe për të krijuar një klimë sa më pozitive që të mos harronin provimin e qershorit. Se cdo tetor dhe qershor kemi provimin e BE, na lënë detyra më shumë për të përmbushur, e duke qenë se ky është objektiv mbarëkombëtar kam bërë cdo gjë që të krijojmë klimën pozitive që të përmbushnim sa më shumë nga 15 detyrat. Që në 8 prill i kam nisur Ramës këtë platformë që po e bëj sot publike. Që ua kam paraqitur dje edhe gjithë partnerëve që janë të interesuar që vendi të zhvillojë rrugën evropiane”, deklaroi Presidenti.

Zbardhet platforma me 14 pika e paraqitur nga Presidenti i Republikes, Ilir Meta ditën e djeshme

1- Mazhoranca dhe opozita (parlamentare dhe jo-parlamentare) duhet të përfundojnë me vendosmëri Reformën Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe konkluzioneve të Këshillit Europian për Çështjet e Përgjithshme.

2- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të vazhdojë funksionimin, duke përfshirë ndryshimin e akteve nënligjore të tij, në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias në draft-opinionin e 6 marsit. Për tre vendet e lira (2 nga Presidenti dhe 1 nga Parlamenti), KED duhet të paraqesë listat e kandidatëve për secilin institucion sipas sekuencës kushtetuese: Presidenti – Parlamenti – Presidenti

3- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi duhet të pajtohet me pjesëmarrjen e Avokatit të Popullit në të gjithë veprimtarinë e tij dhe diskutimet, në përputhje me Kushtetutën dhe Ligjin.

4- Mandati i Kryetarit aktual të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi përfundon me emërimin e tre gjykatësve të Gjykatës së Lartë. Kryetari aktual i KED humbet menjëherë të gjitha të drejtat për të vazhduar ushtrimin e mandatit të tij, me vonesë të gjatë, si anëtar i Gjykatës së Lartë, dhe për pasojë si Kryetar i KED.

5- Këshilli i emërimeve në drejtësi vazhdon të funksionojë sipas ligjit, kryesohet nga Nënkryetari.

6- Parlamenti Shqiptar merret menjëherë me çdo boshllëk ligjor, në mënyrë që Presidenti dhe Parlamenti të plotësojnë vendet e mbetura bosh në KED brenda 1 viti kalendarik.

7- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga çdo iniciativë ligjore që ndryshon formatin dhe procedurën e betimit në detyrë të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarët e tjerë të lartë të sistemit gjyqësor.

8- Parlamenti Shqiptar tërhiqet nga “Paketa Anti-shpifje” dhe nga çdo nismë e ngjashme ligjore në të ardhmen.

9- Çdo ndryshim ligjor ose kushtetues që lidhet me reforma gjyqësore duhet të bëhet vetëm përmes konsensusit unanim të Këshillit Politik.

10- Në kuadrin e Këshillit Politik, partitë bien dakord brenda qershorit për të emëruar Shef-Negociator për anëtarësimin në BE, një ekspert të nivelit të lartë, integriteti, besueshmëria dhe profesionalizmi i të cilit është i pajtueshëm nga të gjitha palët.

11- Të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe sa më shpejt të jetë e mundur.

12- Këshilli i Lartë Gjyqësor Këshilli i Lartë i Prokurorisë miraton menjëherë hartën e re gjyqësore për rishpërndarjen e burimeve njerëzore brenda sistemit të Gjykatës së Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë, dhe vazhdohet me plotësimin e vendeve bosh të krijuara nga dorëheqjet ose vettingu.

13- Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të përcaktojë parësore mbingarkesën e Gjykatës Administrative të Apelit, dhe të propozojë masat e nevojshme që lejon një proces të rregullt brenda afatit kohor (1 muaj) në këtë Gjykatë.

14- Parlamenti Shqiptar duhet të shqyrtojë pa interes politik, kandidatët e propozuar nga Presidenti i Republikës për Kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.