Plaurent Dervishaj sërish në gjykatë, njihet me akuzat për vrasjen e Klodian Saliut
I arrestuari Plaurent Dervishaj është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për një tjetër masë sigurie.
Këtë herë bëhet fjalë për akuzat e ngritura ndaj tij për vrasjen e Klodian Saliut.
Dervishaj për vrasjen e Klodian Saliut ka pasur në masë ‘Arrest në burg’ në mungesë të dhënë nga gjykata.
Gjatë ditës së djeshme Dervishaj u njoh me masë ‘arrest në burg’ për atentatin e organizuar kundër prokurorit Arjan Ndoja.
Ndërsa për vrasjen e Vajdin Lamajt, prokuroria ka kërkuar mbylljen e çështjes ndërsa gjykata e ka rikthyer për hetim që sipas afateve mbyllet në shtator.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



