E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Plumbat e kallashit në banesën e Klodiana Lalës, Edi Rama thyen heshtjen: E mbështes në këtë moment kritik!
Politikë

Plumbat e kallashit në banesën e Klodiana Lalës, Edi Rama thyen heshtjen: E mbështes në këtë moment kritik!

 Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me breshërinë e plumbave në drejtim të banesës së gazetares Klodiana Lala.

Rama thotë se ngjarja që ka ndodhur është e patolerueshme, dhe se në këtë moment kritikë ai ndodhet pranë gazetares.

Reagimi:

E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesën e prindërve të gazetares.

Lala prej shumë vitesh është pjesë e gazetarëve që mbulojnë kronikën e zezë, dhe jo pak herë është bërë pjesë e debateve televizive ku diskutohet lidhur me njerëz të botës së krimit. Ndrkohë që në pamjet e banesës shihen qartë dëmet e shumta që kanë pësuar muret. Mësohet se autorët kanë gjuajtur në një distancë prej 35 metrash.

Familjarët janë zgjuar të tronditur dhe fillimisht kanë menduar se zhurma ka qenë prej fishekzjarreve, ndërsa më pas kanë parë dëmet e konsiderueshme në xhamat e banesës së tyre. Plumbat kanë depërtuar brenda banesës, po për fat të mirë tetë anëtarët e familjes kanë qenë në katin e dytë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.