Po cipë a keni, një fije, vetëm një fije? Profesorë, akademikë, a çfarë dreqin jeni?

Akademia e Shkencave si Borizana e Krujës!
Me Sali Berishën ndodh shumë rrallë të bie dakord. Mesa duket, për këtë vit ndodhi tani në pikun e vapës.
E pra, unë jam plotësisht dakord me këtë që i ka thënë sot për atë që po ndodh në Akademinë e Shkencave.
“Kjo që ndodh me Akademinë e Shkencave është identike si ngjarje me atë që ndodhi në lokalin e Borizanës. Atje mafia i vuri minat gurores së vetë dhe fshatit, dhe pastaj rrëmbeu shkopinjtë e bejsbollit për të terrorizuar banorët që u prishën shtëpitë”.
Se kam se dikush tjeyer do te bente shkence te madhe aty. Por e kam me standardet dhe parimet ligjore mbi te cilat funksionon ky si institucion.
Gjinushi kërkon të vazhdojë të jetë kryetar – kjo është e padiskutueshme dhe të gjitha të tjerat bëhen e ribehen në shërbim të saj. Ndryshohet ligji posaçërisht, me urgjencë, tejkalohet afati i zgjedhjeve, mbaron mandati, e sërish ai dhe ata, rrinë në detyrë….
Unë të gjitha i kuptoj, por një pytetje e kam ende:
Po cipë a keni, një fije, vetëm një fije? Profesorë, akademikë, a çfarë dreqin jeni?
A keni një fije përgjegjësi për çfarë jeni e përfaqësoni?
A e pyesni ndonjëherë të vetme veten: Kush jam e çfarë po bëj për këtë vend?
Po kaq farë e keqe paskemi qenë sa një njeri, një të vetëm, s’e kemi prodhuar dot që ta hipim “atje lart” e të themi: Ja, më në fund, një njeri që mund të shërbejë si model i mire.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



