Po çmontonte bolierin e ujit, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari në Tiranë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku një 52-vjeçar ka humbur jetën.Mësohet se 52-vjeçari ishte duke çmontuar dhe hequr bolierin e ujit, por i ra duke i shkaktuar dëmtim në kokë, ku për pasojë nga plaga e marrë humbi jetën.“Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital.Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit”, – thuhet në njoftimin e policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



