Po dridheni nga SPAK?/ Si i përgjigjet Gjiknuri dhe ironia e Andi Bushatit: Keni prodhuar “plepat e dytë”
Ajo ishte kthyer në simbolin e hapjes së dyerve për të burgosurit me dënime të rënda ose të përjetshme ku liroi emra të njohur të botës së krimit.
Duke komentuar këtë rast, analisti Andi Bushati tha se mazhoranca aktuale ka prodhuar në drejtësi “plepat e dytë”, duke kujtuar kursin 6 mujor të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga ana e Partisë Demokratike pas rënies së diktaturës në zonën e Plepave në Durrës.
Pjesë nga debati:
Eni Vasili: Po dridheni nga SPAK?
Damian Gjiknuri: Duhet gjë sikur u drodha gjatë komunikimit me ju?
Bushati: Ke të drejtë të tallesh!
Damian Gjiknuri: Pse?
Bushati: Ata servilë që janë atje nuk do t’u bëjnë gjë. Kemi prodhuar plepat e dytë se të parët i kishte Saliu. Mos t’i gënjejmë njerëzit. Kanë në dorë Damianin,merren me ata të Peshkopisë atje.
Damian Gjiknuri: Injoranca juridike nuk mbtetet pa koment. Pse u vunë në përgjim 50 komponente të PS pas denoncmit të PD-së. Mos e kthe në personale.
Bushati: Edhe Ndrea Prendi kundravatje penale ishte. Edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.
Damian Gjiknuri: Vepra në fjalë…Keni parë krim të organizuar për kundravajtje penale.
Bushati: Një shtet i tërë që vjedh vota, që nxjerr çam në Dibër. Tallin me dynjanë pastaj. Në telefon flisje ti apo…?
Damian Gjiknuri: Tërmet thashë… Po ishte vepër penale që të përmendësh një aktivitete teknonik, nuk e di…
Bushati: Vepër penale është t’i thuash mësuesit që nesër nuk je në punë nëse nuk voton për partinë time.
Arrestimi i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha nga SPAK ka bërë bujë ditën e sotme dhe është bërë temë diskutimi në gjithë sferën politike dhe mediatike.
Deputeti Damian Gjiknuri përgëzoi operacionin ndërkohë është sulmuar dhe akuzuar nga analistët Andi Bushati dhe Agron Gjekmarkaj.
Ky i fundit i ka kujtuar çunat problematikë ndërsa Bushati ka thënë se nuk beson te këto operacione të vogla pasi janë pa hetuar ministrat që kanë dhënë tendera korruptivë miliona eurosh.
Gjiknuri: Dua të falenderoj dhe ta përgëzoj këtë nismë këtë operacion dhe s’duhet të harrojmë që SPAK merret me krimet e rënda, krimin dhe korrupsionin, kështuqë SPAK ka 1 vit dhe normal që është në hapat e para do të formësohet, por ky është proces që do të vazhdojë.
Vasili: Ju politikanët, Visha tha po dridheni tani nga frika e SPAK.
Gjiknuri: Ku di unë, t’u duka sikur u drodha gjatë komunikimit?
Bushati: Ai duhet të tallet jo të dridhet me SPAK-un. Unë mendoj se njeri që është në pushtet sot dhe po ndërroi pushteti nesër, ata servilë s’do t’i bëjnë gjë as këtyre që janë as atyre që do vijnë. Njerëzit nuk gënjehen se po ikin nga Shqipëria po mos t’i gënjejmë njerëzit kot. Kanë në dorë tenderat sekret dhe merren me Tiren, kanë në dorë Damianin dhe merren me ata të shkretët në Peshkopi. Ne jemi mësuar me këto, edhe Gërdeci aksident teknologjik ishte.
Gjekmarkaj: Gjiknuri duhet të hetohej nga SPAK për tenderat që ka dhënë kur ka qenë ministër, për dosjen e Dibrës për përgjimet që dolën. Ai ka çuar djemtë problematikë, është turp kjo. Është vepër penale të çosh të fortë për të marrë vota.
Gjiknuri: Meqënëse u hodhën akuzat për mua, e para ajo çështje për të cilën folëm deri tani është hetuar dhe gjykuar, dhe s’ka lidhje me mua. Unë s’kam as kam pasur akuza penale. Por nëse dikush nuk e pëlqen fytyrën time se s’më pëlqen mua se më ka kundërshat është gjë tjetër.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



