E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi padit në SPAK drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qaton
Politikë

Këlliçi padit në SPAK drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qaton

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paditur ditën e djeshme drejtorin e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për Tiranën, Mariglen Qaton.

Mësohet se Këlliçi e ka dorëzuar padinë për drejtorin e Erion Veliajt në SPAK dhe në BKH.

Kandidati i opozitës ka ngritur 10 akuza ndaj Mariglen Qatos, për të cilin ka denoncuar edhe më parë se ka punësuar njerëzit e tij të afër në bashki dhe ka marrë miliona euro tendera nga Bashkia e Tiranës.

Konkretisht, ai e ka paditur drejtorin e IM-së për akuzat: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “shpërdorim detyre’, “përfitim i paligjshëm i interesave”, “fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “pastrim i produkteve penale”, “përvetësim i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale, ose veprimtaria kriminale”, “Moskallëzim krimi’, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ndërkohë, kujtojmë se disa ditë më parë, Këlliçi denoncoi publikishte se Mariglen Qato ka përfituar 25 milionë euro tendera nga Bashkia e Tiranës, ndonëse është vartës direkt i Erion Veliajt.

Ai i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë korrupsionin, që sipas tij është i faktuar me dokumente të firmosura nga dora e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.