Po lëvizte me “Porsche”, 41-vjeçari i vrarë në Fier nipi i Demir Backës

Elton Javori 41-vjeçari i ekzekutuar në Fier kishte pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, aty ku jetonin vëllezërit e tij.

Ai ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij, tip “Porsche” kur një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pistoletë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta dhe autori është larguar në drejtim të paditur.

Javori mësohet se është nipi i Demir Backës i cili u vra në një atentat më 23 Tetor të 2021 pranë një qendre tregtare në Fier. Backa është vëllai i një ish-anëtari të bandës së Fierit i vrarë në 1997, Medi Backa. Ky i fundit u vra në masakrën e Levanit bashkë me 23 persona të tjerë.

Policia ka ngritur disa postoblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit me qëllim kapjen e autorit.

Publikuar nga Publik Media