E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po raportonte ‘live’, bombola e gazit shpërthen pranë gazetares
Bota

Po raportonte ‘live’, bombola e gazit shpërthen pranë gazetares

Një moment tronditës është regjistruar gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në Francë, ku një ekip televiziv i rrjetit francez M6 u përball me një situatë të rrezikshme teksa raportonte nga vatra e zjarreve në Cap-Ferret, pranë Bordeaux.

Gazetarja ndodhej në lidhje live duke informuar për përmasat e zjarrit që ka përfshirë rajonin e Gironde, kur një bombol gazi shpërtheu papritur vetëm pak metra larg saj. Shpërthimi i fortë krijoi një re të dendur tymi dhe një valë goditëse që rrezikoi seriozisht ekipin në terren.

Pamjet e filmuara tregojnë momentin dramatik kur shpërthimi ndërpret raportimin, ndërsa lidhja live u shkëput menjëherë për arsye sigurie. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, por ngjarja nxori në pah rrezikun e lartë me të cilin përballen gazetarët në zona katastrofash natyrore.

Zjarret në jugperëndim të Francës vijojnë të mbeten jashtë kontrollit, duke shkaktuar dëme të mëdha në mjedis. Deri më tani, flakët kanë përfshirë mbi 190 mijë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa kushtet atmosferike, temperaturat ekstreme dhe erërat e forta po e bëjnë edhe më të vështirë ndërhyrjen.

Mbi 2 mijë zjarrfikës janë angazhuar në terren për të vënë nën kontroll situatën, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë evakuime masive për të shmangur rrezikun ndaj jetës së banorëve. Deri tani, mbi 36 mijë persona, përfshirë turistë dhe rezidentë, janë larguar nga zonat më të prekura.

Ngjarja thekson edhe një herë rrezikun e madh që paraqesin zjarret masive dhe sfidat ekstreme me të cilat përballen ekipet e emergjencës dhe mediat në raportimin nga vijat e para.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.