Po tentonin të vidhnin një shtëpi, arrestohen dy persona në Himarë
Dy persona kanë rënë nga policia në Himarë, pasi kanë tentuar të grabisin në banesë.
Në pranga kanë rënë shtetasit G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier.
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve G. T., 24 vjeç dhe L. B., 43 vjeç, banues në Fier, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Komisariatit Himarë, duke tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi,” njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



