E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Po tentonte të hynte në Shqipëri  me vajzën e mitur në bagazhin e makinës, bie në pranga  23-vjeçari
Lajme

Po tentonte të hynte në Shqipëri me vajzën e mitur në bagazhin e makinës, bie në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar i arrestua dhe një 17-vjeçar do hetohet i lirë pasi akuzohen se tentuan të ndihmojnë një shtetase të mitur, për kalim të paligjshëm të kufirit. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe e mitura që tentoi të kalonte kufirin e fshehur në bagazhin de automjetit të drejtuar nga 23-vjeçari.

“Në PKK Qafë Prush, në hyrje të RSH, shërbimet e Policisë Kufitare, në vijim të punës për goditjen e krimeve ndërkufitare, si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, kanë kaluar në vijë të dytë për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. LL. dhe me pasagjer një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet e fshehur një shtetase e mitur 17 vjeçe, e cila tentonte të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, përmes ndihmës (transportimit) të dhënë nga shtetasi D. LL. dhe 17-vjeçari.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin D. LL., 23 vjeç, rezident në Londër, si dhe proceduan në gjendje të lirë 17-vjeçarin, banues në Kosovë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe shtetasen e mitur për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, tha policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.