E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

PO UDHËTONTE JASHTË VENDIT, KAPET 38-VJEÇARI ME MBI 26 MIJË EURO NË RINAS

Policia kufitare ka kapur ditën e sotme një 38-vjeçar me mbi 26 mijë euro në Rinas.

Shtetasi me iniciale J.S. po udhëtonte jashtë vendit me 26500 euro, burimin e të cilave nuk e deklaroi.

Autoritetet sekuestruan paratë dhe proceduan penalisht 38-vjeçarin, materialet e të cilit do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë:

Rinas

Policia Kufitare godet një tjetër rast të mosdeklarimit të të hollave në kufi

Procedohet penalisht një 38 vjeçar. Sekuestrohen 26500 euro.

Në kuadër të masave të përbashkëta të marra mes Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore për rritjen e masave në drejtim të forcimit të  kontrollit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë paradites së sotme është evidentuar dhe goditur një tjetër rast  i transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit.

Gjatë kontrollit  në vijën e dytë të  shtetasit J. S. 38 vjeç, i cili do të udhëtonte për jashtë vendit  Policia Kufitare në bashkëpunim me doganën,  i gjeti këtij shtetasi 26500 euro te padeklaruara në doganën e Rinasit, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve materialet do ti kalojnë  për veprime të mëtejshme Prokurorisë për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave  dhe i sendeve me vlerë”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.