E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Poeti shqiptar tregon bisedën me të birin e ndjerë: Pse ti baba, ishe në burg?!
Publik News

Poeti shqiptar tregon bisedën me të birin e ndjerë: Pse ti baba, ishe në burg?!

Visar Zhiti, poet dhe shkrimtar i njohur, ish i burgosur i komunizmit, thotë se duke i hedhur atij prangat, Shqipëria burgosi veten e saj.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai thotë se ashtu si shumë bashkëvuajtës të tjerë, ka gjetur dosjen e tij që është plot me pseudonime të njerëzve të cilët e spiunuan dhe e burgosën vetëm e vetëm se kishte shkruar disa poezi.

Vuajtja na mëson të dimë të duam, tha zoti Zhiti në intervistën me kolegun tonë Ilir Ikonomi në një park të Uashingtonit.

Shkrimtari, i cili sapo ka përfunduar detyrën në Ambasadën e Shqipërisë në kryeqytetin amerikan, rrëfen vitet e tij të burgut, formimin si poet dhe ndjeshmëritë e jetës.

Zhiti: Unë e kam kërkuar dosjen time, e kam marrë. Ma ka dhënë Autoriteti i Dosjeve. Kam gjetur shumë pseudonime. Kam kërkuar të di emrat e tyre. Disa kam arritur t’i di, disa nuk i di akoma. Ishte koha e tillë e rëndë… Dënuam njëri-tjetrin.

Im bir kisha dëshirë të mos dinte asgjë për burgun. Nuk i tregoja. Ishte i vogël por ndodhi në një intervistë, unë u pyeta për burgun dhe u kthye gjithë kërshëri i alarmuar dhe më tha

Baba ti ke qenë në burg?

Po-i thashë.

Mirë po nuk futen të këqijtë në burg?
Vuajtja na mëson të dimë të duam. Çdo ditë çmojeni, vlerësojeni, duajeni, ajo është një copë jete, copë dashurie, nuk keni të drejtë t’ia merrni tjetrit, nuk keni të drejtë të dënoni askënd./VOA

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.