Pogradec-Korçë, përplasen tre makina me njëra-tjetrën
Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin Pogradec- Korçë pranë fshatit Grabovicë.
Sipas informacioneve 3 automjete të cilat po udhëtonin në këtë aks janë përplasur me njëra-tjetrën duke shkaktuar dëme të shumta materiale.
Duket se shkak është bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia e automjeteve.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



