E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pogradec/ Pamjet e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi me lëndë plasëse pranë banesës së ish-të dënuarit
Lajme

Pogradec/ Pamjet e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi me lëndë plasëse pranë banesës së ish-të dënuarit

Shiko videon🎥

Pamjet nga shpërthimi me lëndë plasëse jashtë hyrjes së ish të dënuarit, Meardi Berberi, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një pallat në qytetin e Pogradecit.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe nga videot shihen xhamat e dritareve të pallatit të thyera, si edhe të një automjeti të parkuar.

Gjithashtu muret janë shkatërruar nga shpërthimi me lëndë plasëse.

Meardi Berberi raportohet se kishte pak kohë që ishte liruar nga qelia pasi kishte përfituar nga amnistia penale.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë në afërsi të banesës së Meardi Berberit.

Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

“Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, raporton policia.

Meardi Berberi rezulton i dënuar për veprat penale:

08.08. 2020 Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

10.02.2019 Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike”

20.06.2008 Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”.

24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike.

24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.