E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pomovimi  i librit ‘ TË LIRË’ të LEA YPIT
Lajme

Pomovimi i librit ‘ TË LIRË’ të LEA YPIT

 

“Bota ime është po aq larg lirisë sa ajo së cilës u munduan t’i largohen prindërit e mi. Të dyja dështuan. Por dështimet e tyre morën forma të ndryshme, dhe pa i kuptuar ato forma do të mbetemi gjithnjë të përçarë. E shkrova këtë histori për të shpjeguar, për t’u pajtuar, për të vazhduar betejën.”

***

Fitim Zekthi/  Shkova ne promovimin e librit “Te lire” te Lea Ypit. Lea Ypi eshte nje studiuese shqiptare profesoreshe e filozofise ne nje nga universitetet me te mira te mira te botes, London School of Economics. Une kam lexuar disa punime kerkimore per te drejten dhe lirine, kam degjuar ne you tube disa leksione ose kumtesa ne konferenca te Leas. E konsideroj profesoreshe mjaft elegante dhe te nivelit te larte te akademizmit ne kete fushe. Nuk po zgjatem ne vleresime per te se i kam me te vertete shume shume te larta. Shkova me shume kenaqesi. Pra nje liber nga Lea Ypi aq me teper eshte edhe fushe e interesave te mia, shkenca politike filozofia politike. Sa hyra qendrova te dera. Kishte njerez shume.

Nuk dukej asfare si promovim. Ishte nje aktivitet pompoz. Mbushur me politikane dhe ambasadore, roje dhe bodiguarde me shumice ne hyrje. Njerezit ne teresi ishin te veshur si per party. Me e renda foli per librin kryetari i bashkise Veliaj. Ishin aty se paku nje dyzine njerezish te qeverise dhe qeverisjes qe publiku i njeh per armiqesi me studimin, akademizmin, librin dhe i njeh per miqesi me vulgaren, pompozitetin, propaganden. Ika me nje shije te keqe, me ndjesine se keta per tu dukur, per propagande shkaterrojne edhe gjerat me te sinqerta, si libri i Leas. Keta nuk kane mase.

Ne darke vone degjova Andi Bushatin ne tv qe tha dicka te mrekullueshme. Foli me vleresim per librin e Leas por tha se prania e politikaneve te larte, fjala e Veliajt ishin te papranueshme. “Ishte njelloj sikur te te vije ne dasem nje bandit dhe te te celebroje martesen” tha ai. Gje me te mencur per kete gje nuk kisha degjuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.