E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policët rrihen në Tiranë/ Efektivi i “Shqiponjave” rreh punonjësin e “Rrugores”
Lajme

Policët rrihen në Tiranë/ Efektivi i “Shqiponjave” rreh punonjësin e “Rrugores”

Një sherr mes policësh është regjistruar së fundmi në Tiranë. Oranews raporton se një efektiv i repartit “Shqiponja” ka goditur me grusht një efektiv të “Rrugores”.

Përleshja ka ndodhur në afërsi të shkollës Sami Frashëri, më konkretisht në “Rrugën e Barrikadave”.

Punonjësi i forcave “Shqiponja” me iniciale Y.D po lëvizte më një automjet, kur punonjësi i qarkullimit i ka bërë me shenjë të ndalojë.

Efektivi ‘gangster’ nuk i është bindur në fillim urdhërit, por më pas ka ndaluar dhe ka goditur me grusht efektivin e Rrugores.

Pas sherrit, punonjësi i Shqiponjave është larguar dhe ende nuk është arrestuar, ndërsa pritet një denoncim në Agjensinë e Mbikqyrjes Policore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.