Polici i merrte me shantazh, motorristit për 1 muaj sufllaqe dhe fruta deti falas
Ditën e sotme, i madh e i vogël mori vesh se policët e Erion Veliajt në vend që të bënin detyrën e tyre në shërbim të qytetarëve, në fakt vidhnin e grabisnin me dhunë banorët e Tiranës. Njëri prej tyre, i njohur si Saje Muzikanti u denoncua më herët se ndalonte gjithashtu edhe motoristët që bënin shpërndarje dhe i kërcënonte se gjoja do i vinte gjobë rreth 100 mijë lekë.
Për ta evituar vendosjen e gjobës, u merrte nën dorë motoristëve nga 20-50 mijë lekë të vjetra. Por pas publikimit të këtij lajmi, një tjetër denoncim ka mbërritur në adresë të tij nga një motorist tjetër
Sipas tij, polici i Veliajt e kishte detyruar që për një muaj t’i dërgonte sufllaqe dhe sallata me fruta deti falas sa herë që t’i tekej. Saje Muzikanti e kërcënonte motoristin me faktin se i kishte bërë disa foto kur po kalonte me motor tek Sheshi Skënderbej, veprim ky që nuk lejohet.
Në këtë mënyrë i bënte shantazh se nëse nuk i sillte ushqimin e kërkuar, do t’i dërgonte fotot në polici dhe motoristit do t’i merrnin patentën. Por me patentën motoristi mbante familjen dhe donte s’donte detyrohej t’i sillte ushqimin falas.
Denoncimi
Ky mostra me ka kapur duke kaluar tek Sheshi Skënderbej me motorr dhe me ka marr 1 muaj ushqim falas, me thoshte mi sill gjerat se do ti qoj fotot ne polici do te ven gjobe do te heqin patentën. Une nga frika i qoja sufllaqe, sallat me fruta deti e çdo gje qe kërkonte vetem qe mos te me hiqej patenta se une me ate motorr mbaja familjen me buke. Prandaj u largova nga Shqiperia dhe nuk kthehem me kurre ne ate vend, kurrë. Keto lloj monstrash mos e pafshin piken e hajrit. Dhe jo vetem mua, te gjith motorristet e Tiranes dilte i ndjekte neper shesh me vrap ose rrinte si hajdut pas lulishtes te xhamia. Plot 50.000 leke te reja kam harxhuar per nje muaj me te plus 20.000 lek te reja ja kom dhen ne dore ate nate qe me ka kapur. Ju lutem te publikohet se ka shum koleg te tij qe e bejn kte gje. Flm.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



