E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia arreston 28 persona për “Call Center”, kompania e regjistruar në emër të një shtetasi izraelit
Lajme

Policia arreston 28 persona për “Call Center”, kompania e regjistruar në emër të një shtetasi izraelit

Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar 28 persona për “Call Canter”.

Mesohet se kompania në fjalë ishte e regjistruar me emër të një shtetasi izraelit.

Mbrëmjen e djeshme policia ka shoqëruar 60 punonjës të një Call Centeri në Tiranë. Mësohet se kompania ku janë bërë shoqërimet është e regjistruar në emër të një shtetasi izraelit.

Rreth një muaj më parë policia finalizoi një operacion për mashtrimet kompjuterike me anë të Call Center në Shkodër ku u vunë në pranga 8 persona.

Këta persona prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga polaku Pawek Wziontek, i cili kishte rekrutuar si menaxherë shqiptarët Ysniela Dalipi, Klodian Memo dhe Nikolin Toma.

Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.