E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia  bllokon tre mjete lundruese në vijën bregdetare
Lajme

Policia bllokon tre mjete lundruese në vijën bregdetare

Një prej skafeve dyshohet se ishte vjedhur në Australi

Policia e Shtetit është e angazhuar në mënyrë të plotë në zbatimin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik dhe parandalimin e krimeve në rrugët detare. Gjatë kontrolleve të kryera, janë bllokuar tre mjete të tjera lundruese, duke përfshirë dy skafa dhe një varkë plastike. Varka plastike dhe njëra nga skafët u bllokuan pasi drejtuesit e tyre nuk kishin dokumentet e nevojshme. Ata janë ndëshkuar me masa administrative. Skafi tjetër u bllokua sepse dyshohet se ishte i vjedhur në Australi, dhe procedohet penalisht me drejtuesin e tij. Kontrollet vazhdojnë në të gjithë vijën bregdetare të vendit për garantuar rendin dhe sigurinë e qytetarëve dhe turistëve dhe parandalimin e krimeve detare.

Njoftimi  i policisë:

Departamenti i Policisë Kufitare

Angazhim i plotë në të gjithë vijën bregdetare të vendit, për të garantuar mbarëvajtjen e sezonit turistik, si dhe për të parandaluar krimet në rrugë detare.

Bllokohen 3 mjete të tjera lundruese, prej tyre dy skafë dhe një varkë plastike.

✅Varka plastike dhe njëri nga skafët u bllokuan sepse lundronin të papajisur me dokumentet e nevojshme.
Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj.

✅Skafi tjetër u bllokua pasi dyshohet se ishte i vjedhur në Australi.
Procedohet penalisht drejtuesi i tij.

Vijojnë kontrollet në zbatim të detyrave të caktuara në planin e masave për garantimin e mbarëvajtjes së sezonit turistik, si dhe të porosive të posaçme që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, iu ka lënë shërbimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, për vigjilencë të shtuar dhe për prani të pandërprerë në qytetet dhe në vijën bregdetare, me qëllim sigurimin e rendit dhe zbatimit të ligjit për qytetarët dhe pushuesit, si dhe për parandalimin e krimeve që kryhen përmes detit. Nga këto kontrolle, janë bllokuar 3 mjete të tjera lundruese që janë konstatuar duke lundruar në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat e lundrimit.

✔️Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës”, Sarandë, u bllokua një mjet lundrimi varkë plastike, sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këto shkelje, drejtuesi i këtij mjeti, u ndëshkua me 2 masa administrative, me vlerë totale 110 000 lekë të rinj.

✔️Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë, u bllokua mjeti lundrues skaf, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi. Për 41-vjeçarin u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. Në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

✔️Në liqenin e Shkodrës, u bllokua një mjet lundrimi skaf, pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det. Për këtë shkelje, drejtuesi i këtij mjeti lundrues, u ndëshkua me masë administrative 10 000 lekë të rinj.

Vijojnë kontrollet dhe verifikimet në të gjithë vijen bregdetare të vendit, për të garantuar zbatimin e ligjit nga të gjithë pronarët apo poseduesit e mjeteve lundruese për argëtim, peshkim apo turizëm.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.