E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia del me njoftim: Klodiani humbi jetën nga një efektiv, mjaft me protesta nuk do të tolerojmë mê…
Publik News

Policia del me njoftim: Klodiani humbi jetën nga një efektiv, mjaft me protesta nuk do të tolerojmë mê…

Policia e Shtetit apelon të gjithë qytetarët që të ndalojnë tubimet pasi nga ana e saj nuk do të ketë asnjë tolerim. Sipas deklaratës zyrtare, ata e kanë pasur të pamundur të anashkalojnë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim pas vrasjes së 25 vjeçarit.

“Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese”, njofton Policia ndër të tjera.

Gjithashtu, ajo u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat në fuqi për mbrojtjen nga Covid-19.

NJOFTIM I POLICISË SË SHTETIT:

Policia e Shtetit është shumë e vetëdijshme për të drejtën e protestës dhe lirinë e pacenueshme të tubimit. Në kushtet e sensibilizimit të madh të shoqërisë pas tragjedisë së djalit njëzetepesë vjeçar që humbi fatalisht jetën, nga dora e një efektivi policie, Policia e Shtetit e ka pasur të pamundur ta anashkalojë ndjeshmërinë popullore për të mos lejuar asnjë tubim. Por tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese.

Bëjmë apel të mbahen parasysh nga të gjithë, kërkesat e akteve që i përcaktojnë masat shtrënguese për:

– Ndalimin e grumbullimeve me më shumë se 10 persona në vende të mbyllura apo të hapura, konferenca, tubime, mbledhje partiake, ceremoni festive etj. Mbajtjen e detyruar të barrierave mbrojtëse (maska), në ambientet jashtë shtëpisë;

– Ruajtjen e distancimit fizik gjatë veprimtarisë së përditshme;

– Zbatimin e masave nga administrata publike dhe në automjetet e transportit publik;

– Ndalimin e muzikës pas orës 20:00;

– Ndalimin e aktivitetit të bareve, lokaleve, restoranteve e ‘fast food’ pas orës 22:00 deri në orën 06:00;

– Kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 22:00 deri në orën 06:00;

– Zbatimin e protokolleve në institucionet arsimore, në të cilat vazhdon kryerja e mësimit;

– Marrjen e masave administrative dhe atyre penale në rast të shkeljeve dhe mos-zbatimit të masave të veçanta në periudhën e pandemisë së COVID-19.

Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.